Emri/ Aksident i rëndë në Shkodër, ndërron jetë motociklisti

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur këtë pasdite në Shkodër, ku si pasojë një person ka ndërruar jetë.

Si pasojë e përplasjes së një motoçiklete me ndy mjete të tjera, ka ndërruar jetë shoferi i motoçikletës, shtetasi Vitor Ndoja, raporton “Balkanweb”.

  • foto galeri

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion Paraprak

Më datë 28.07.2019 në orën 17:20 në fshatin Guri Zi , shtetasi V. N. 37 vjeç, teksa drejtonte një motoçikletë është përplasur me dy mjete të tjera, për pasojë ka ndërruar jetë në  vendngjarje .

Mjetet e përfshira në aksident dhe drejtuesit janë në vendngjarje dhe po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi