Emrat/Shpërthen transformatori, vdes punëtori, plagosen 2 të tjerë

Një transformator i tensionit të lartë ka shpërthyer sot në në një objekt në ndërtim në rrugën dytësore në autostradën Tiranë-Durrës, duke i marrë jetën një punëtori të një firme private ndërtimi dhe plagosur dy të tjerë.

Mësohet se viktima është Gjergji Sula. Ai dhe dy punëtorë të tjerë, Sari Çollaku dhe Fari Çollaku ranë në kontakt me rrymën elektrike në transformator. Ndërkaq, njëri prej të plagosurve është në gjendje të rëndë, kurse punëtori tjetër jashtë rrezikut për jetën, në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza, në repartin e djegieve.

Policia thotë se transformatori shpërtheu si pasojë e një shkëndije elektrike, ndërsa në një reagim më të detajuar për ngjarjen, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, sqaroi se: Një kompani private, ishte duke kryer punime në autostradë, ku punëtorë të kësaj firme kanë tentuar të shkëpusin rrymën elektrike ne linjën 110 kV të OST, çka ka shkaktuar masë.

13:16- Shpërthimi ka ndodhur pranë një objekti në ndërtim. Tre punonjësit kanë tentuar që të shkëpusin rrymën elektrike nga transformatori. Ata janë lënduar nga tensioni i lartë.

“Të tre janë dërguar në spital. Njëri prej tyre ndërroi jetë. Ndërkaq, një nga të lënduarit është në gjendje kritike, kurse i treti është jashtë rrezikut. Punëtorët ndoshta nuk kanë qenë profesionalë sa duket ose ndoshta edhe kushtet nuk kanë qenë të duhura”, gazetarja Dorjana Bezat për “News 24”.foto galeri foto galeri

12:59 – Për rrjedhojë e shërthimit të transformatorit , fillimisht u raporua për 3 punëtorë të plagosur.

Gazetarja Dorajana Bezat raporton për “Balkanweb” se të plagosur janë  Gjergji Sula, Sari Çollaku dhe Fari Çollaku. Ata janë transportuar në Spitalin e Traumës.

Një prej të plagosurve ndërroi jetë në spital.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion Paraprak

Rreth orës 12.00, në autostradën Tiranë – Durrës në afërsi të një objekti në rekonstruksion si pasojë e një shkëndie  elektrike ka shpërthyer një transformator elektrik.

Si pasojë e shpërthimit kanë mbetur të dëmtuar 3 punonjës e këtij objekti  shtetasit GJ. S, S. Ç dhe F. Ç të cilët u dërguan në spital për ndihmë mjeksore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e metejshëm të rrethanave të ngjarjes.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi