EMRAT/ Kush janë dy dëshmitarët e krimit në Kavajë, ‘kurthi’ për 41-vjeçarin. Në shtëpinë e policit u gjet…

Pesë të rritur dhe tre fëmijë kanë qenë pjesë e një sherri dhe batareje plumbash mesnatën e kaluar në Kavajë. Përveç gruas 30-vjeçare Marsida Qatja, viktimës që ka shkuar me një kallashnikov Dritan Haxholli dhe shefit të sigurisë në burgun e Durrësit, Bledar Toçi në apartament kanë qenë të pranishëm edhe dy miq të gruas.

Gazetarja Klodiana Lala duke iu referuar dosjes hetimore raportoi për “BalkanWeb” se mbrëmjen e kaluar shtetasi Bledar Toci ka shkuar në banesën e shtetases dhe ka qëndruar së bashku me të, në prani edhe të shtetasve Xhuljo Biturku, 27 vjeç, fqinje dhe shokë me shtetasen Marsida Qatja si dhe shtetasin Ermir Çela, 28 vjeç, shok i shtetases Marsida Qatja.

Me sa duket të tre janë thirrur nga Qatja që duket se kishte filluar një lidhje me 31-vjeçarin Toci dhe nuk arrinte të largonte ish-të dashurin e saj Haxholli.  Ata janë marrë në pyetje nga policia dhe pritet që dëshmia e tyre të zbardhë plotësisht krimin.

Rreth orës 23 e 30 tek banesa e shtetases Marsida Qatja ka shkuar shtetasi Dritan Haxholli, i cili ka pasur me vete edhe një armë zjarri automatik dhe me qytën e armës ka goditur dritaren e kuzhinës së banesës së shtetases Marsida Qatja (banesa në katin e parë të pallatit).

Pas këtij fakti shtetasja Marsida Qatja ka komunikuar me viktimën duke i thënë që të vinte brenda për t’u sqaruar dhe në vijim ajo ka hapur derën e banesës së saj dhe në këto momente është futur në derë me armë në dorë dhe ka konstatuar se në banesë ndodhej shtetasi Bledar Toçi, shtetasi Dritan Haxholli ka qëlluar me armë në drejtim të tij duke plagosur atë ku në këto momente shtetasi Bledar Toci ka nxjerrë një armë zjarri pistoletë që kishte me vete dhe ka shkëmbyer zjarr me shtetasin Dritan Haxholli i cili ka mbetur i vdekur.

Po kështu kanë vazhduar veprimet e tjera hetimore ku është bërë kontrolli banesës së shtetasit Bledar Toci në lagjen 2 ne Kavajë ku në banesën e tij iu gjetën vëllait të tij shtetasit Benard Toci një sasi e dyshuar lënde kokaine e ndarë në 7 doza me sasi afërsisht 4 gramë. Po vazhdojnë veprimet hetimore me qëllim dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi