EMRAT/ Këmbime valutore në mënyrë të paligjshme, prangosen pesë kambistë në Shkodër

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga pesë kambistë, ndërsa dy te tjerë janë proceduar penalisht.

Në kuadër të operacionit të koduar “Kambistët”, në vijim të planin të posaçëm të masave “Për parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e informalitetit, evazionit fiskal në turizëm, ndërtim, hidrokarbure, mallra të akcizës dhe krimeve të tjera mjedisore”, u kapen në flagrancë shtetasit:

Besnik Dervishi, 60 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër, proceduar edhe më parë për këtë vepër penale.

-Agim Qerreti, 54 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër, proceduar edhe më parë për këtë vepër penale.

-Lulzim Grbeti, 46 vjeç, banues në Kozmac, Bashkia Vau i Dejës, proceduar edhe më parë për këtë vepër penale.

Ylli Berhani, 57 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër, proceduar edhe më parë për këtë vepër penale.

-Mhill Brigja, 56 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër, proceduar edhe më parë për këtë vepër penale.

Gjithashtu u proceduan edhe shtetasit me inicialet P. M., dhe R. R.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një sasi parash që këta shtetas e përdornin për të kryer këmbimin valutor në mënyrë të kundërligjshme. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi