Emiri i Katarit: Sulmet në Gutën Lindore, krime kundër njerëzimit

Emiri i Katarit, Sheik Tamim bin Hamad Al Thani, ka kritikuar sulmet e vazhdueshme të regjimit sirian të Bashar al-Asadit në rrethinat e Damaskut të Sirisë, në Gutën Lindore, duke i konsideruar si “krime kundër njerëzimit”.

Al Thani përmes rrjeteve sociale tha se “pavarësisht dallimeve politike, ajo që po ndodh në Gutën Lindore është një krim kundër njerëzimit”.

Ai theksoi se mbrojtja e civilëve në rajonin e rrethuar të Gutës Lindore “mbetet përgjegjësi e komunitetit ndërkombëtar që nuk mund t’i shmanget”.

Dje, Këshilli i Sigurimit i OKB-së dështoi të mbështeste një projektrezolutë për të zbatuar një armëpushim humanitar në Siri.

Shtëpi e 400 mijë banorëve, Guta Lindore që nga viti 2012 ka mbetur nën rrethimin e vazhdueshëm të regjimit sirian, duke e çuar këtë rajon në prag të katastrofës humanitare.

Gjatë tetë muajve të fundit, forcat e regjimit sirian kanë intensifikuar rrethimin, duke e bërë pothuajse të pamundur që ushqimi ose ilaçet të hyjnë në lagje dhe duke lënë mijëra pacientë në nevojë pa trajtim.

Sipas grupit monitorues të Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut, forcat e regjimit ditëve të fundit kanë intensifikuar sulmet e tyre në rajon, duke lënë të vrarë 462 persona, përfshirë të paktën 99 fëmijë dhe duke plagosur qindra vetëm gjatë javës së kaluar.

Siria është e përfshirë në një konflikt shkatërrues që nga fillimi i vitit 2011 kur regjimi u përplas në demonstruesit. Sipas zyrtarëve të OKB-së, qindra mijëra njerëz janë vrarë në konfliktit që ka filluar që nga ajo kohë./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi