Emiratet do të tërhiqen nga Jemeni

Sipas disa mediave të vendeve arabe burime të afërta me qeverinë e Abu Dhabit bëjnë të ditur se qeveria ka marrë vendim për tërheqje nga Jemeni gjë që e bën Saudine të ngelet e vetme në një konflikt që filloi si koalicion kundër terrorizmit.

Arsyet janë të shumta duke filluar që nga tejzgjatja e operacionit e deri të sasia e armëve të ndodhura në dorë të Huthijineve. Sipas mediave armët që Huthijinet kanë në dorë kanë dhurate e Saudise kur ish presidenti Jemenit Abdullah Saleh luftonte kundër partisë Al-Islah e cila fitoi zgjedhjet pas rënies së tij.
Po ashtu në bazë të dhënave që kanë siguruar shërbimet e Emirateve bëjnë të ditur se tejzgjatja e operacionit në Jemen mund te sjelle trazira edhe brenda shtëpisë së tyre. Duhet theksuar se ky vendim vjen edhe pas vizitës diplomatike tepër të sukseshme të Emirit të Katarit në ShBA ku u cilësua nga Trump si partneri strategjik në rajon.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi