Emërohet ushtruesi i detyrës së drejtorit të Policisë

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se pas emërimit të ish-drejtorit të Policisë së Kosovës në postin e Shefit të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, detyrën e drejtorit të përgjithshëm e ushtron zv/drejtori i përgjithshëm, Naim Rexha.

Zgjedhja e drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës është e rregulluar me Ligjin për Policinë, neni 39, paragrafi 3: “Në rastet e lirimit, shkarkimit apo suspendimit të drejtorit të përgjithshëm, kryeministri menjëherë emëron njërin nga zëvendësdrejtorët e përgjithshëm si ushtrues detyre të drejtorit të përgjithshëm”.

Konkursi për drejtor të përgjithshëm hapet nga MPB sipas legjislacionit në fuqi. Emërimi i drejtorit të përgjithshëm rregullohet me Ligjin 04/L-076 për Policinë, konkretisht me nenin 37 dhe Udhëzimin Administrativ për themelimin, përbërjen dhe procedurat e Komisionit të Lartë për Emërime në Polici.

Sipas ligjeve dhe procedurave, Ministria e Punëve të Brendshme pritet që javën e ardhshme të hapë konkurs për drejtor të përgjithshëm të Policisë së Kosovës./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi