Elliot sjell ndryshime te Milani, Conte në vend të Gattusos?

Milani nuk po kalon një periudhë aspak të mirë, pas problemeve të kinezit Li Yonghong, me shoqërinë që tashmë kaloi në pronësi të fondit amerikan, Elliot, që kishte kredituar blerjen.

Gjithsesi tashmë amerikanët e Elliot nuk kanë ndërmend ta lënë skuadrën të zhvlerësohet, por janë gati të investojnë, për të rritur vlerën e aksioneve të klubit.

Kështu lajmi më i fundit që vjen nga mediat italiane, është se te kuqezinjtë po projektohen ndryshime të mëdha, ndërsa i pari që do të largohet, duket se është trajneri Gattuso.

Elliot kërkon t’ia besojë skuadrën Antonio Contes, një trajneri me mjaft eksperiencë, që aktualisht ka prishur kontratën me Chelsean dhe është i lirë.

Përveç Gattusos, ditët e numëruara i kanë edhe drejtuesit Massimiliano Mirabelli dhe Marco Fassone, pasi në vend të tyre pritet të vijë ish milanisti, Leonardo.

Sa i përket merkatos, sulmi është “thembra e Akilit” te Milani dhe drejtuesit mësohet të kenë premtuar afrimin e një emri të madh, të aftë të bëjë diferencën.

Në krye të listës është Alvaro Moratta, por nuk përjashtohet mundësia edhe për të marrë Gonzalo Higuain nga Juventusi, ku argjentinasi nuk shikohet më si titullar./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi