Elisa Spiropali bën video, i kërkon Bashës llogari për vilën me qira: Do ketë punë me SPAK-un!

Zëdhënësja e qeverisë, Elisa Spiropali, një nga politikanet që shkakton reagimet të forta tek publiku, sa herë që flet, ka bërë një video-selfie, ku i kërkon llogari kryetarit të opozitës, Lulzim Basha, për vilën ku është zhvendosur bashkë me familjen. Spiropali aludon se Basha ka gënjyer, kur tha se banesa e tij është dëmtuar nga tërmeti dhe se sot po banon në vilën e oligarkut që akuzonte deri dje, Agron Papuli.
Spiropali gjithashtu, paralajmëron Bashën se do të hetohet nga SPAK.

Kujtojmë se Elisa Spiropali, është akuzuar shpesh nga eksponentë të ndryshëm të Partisë Demokratike, lidhur me kohën kur drejtonte doganat në Shqipëri dhe shpesh këta eksponentë i kanë përmendur Spiropalit shifrën “5 milionë euro”. Lidhur me këto akuza, nuk ka patur asnjëherë një hetim dhe zonja Spiropali i ka anashkaluar.

VIDEO:

/TPZ.al/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi