Elezi: Nesër shpallën rezultatet përfundimtare nga KQZ

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet që gjatë ditës së nesërme të shpallë rezultatet përfundimtarë për raundin e dytë të zgjedhjet lokale, i cili është mbajtur më 19 nëntor.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka bërë të ditur se tashmë do të bëhet futja e të dhënave nga numërimi dhe rinumërimi i sotëm dhe pastaj do të dilet me rezultate përfundimtare.

Elezi: KQZ nesër shpallë rezultatet përfundimtare

“Pas këtij procesi të sotëm në QNR do të bëhet futja e të dhënave nga ky numërim dhe rinumërim. Do të procedojmë tutje me shpalljen e rezultateve përfundimtare të raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetar të komunave që është mbajtur më 19 nëntor. Po besojmë që KQZ-ja këto rezultate do t’i shpallë gjatë ditës së nesërme për që do të kemi një njoftim gjatë paradites së nesërme. Ky proces i rinumërimit dhe i numërimit është përmbyllur i paraparë për ditën e sotme është përmbyllur brenda pak orëve dhe në emër të KQZ-së dua të falënderoj të gjitha mediet të cilat përcjellën nga afër këtë proces”, tha ai.

Ai tha se pas shpalljes së rezultateve përfundimtare është afati 24 orësh i subjekteve politike për të paraqitur ankesat e tyre në PZAP./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi