Ekspozita në COD “Stop Bullizmit!”: Të gjithë ndriçojmë njësoj

“Të Bullosh nuk të bën më të mençur se sa një zog”; “Mos Bullo”; “Qëndroni të Bashkuar”; “Stop Bullizmit”; “Të gjithë ndriçojmë njëlloj”. Kēto janë mesazhet që sjellin nxënēsit në COD – Qendra për Hapje dhe Dialog me ekspozitën me vizatime sensibilizuese “Një zë kundër bullizmit”.

Ekspozita me punimet e nxënësve të 21 shkollave në të gjithë Shqipërinë realizohet nga COD, në bashkëpunim me Këshillin e Evropës në Tiranë, në kuadër të programit “Kundër Bullizmit dhe Ekstremizmit në sistemin arsimor”.

“Le ta marrim këtë nismë së bashku dhe të jetë kjo ekspozitë vetëm hapi i parë i këtij bashkëpunimi! Të vendosim mendjen dhe zemrën në këtë nismë të përbashkët! Falenderoj të gjithë ata që iu bashkuan nismës së COD, me videot e realizuara në fushatën “Një Zë kundër Bullizmit”- u shpreh Eridana Çano, drejtoreshë e Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Jutta Gutzkow- Shefe e Zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë vuri theksin tek rëndësia e nxitjes së një kulture gjithëpërfshirëse, të sigurt dhe demokratike në shkolla ku diversiteti respektohet, vlerësohet dhe festohet.

Nxënësit pjesëmarrës në ekspozitë përmes ngjyrave dhe ideve sjellin mesazhe për paqe, tolerancë, unitet dhe respekt për diversitetin, si mënyra për të parandaluar dhe reduktuar fenomenin e bullizmit në shkolla.

Fushatës së COD “Një Zë Kundër Bullizmit” i janë bashkuar edhe emra të njohur të artit, kulturës dhe të shoqërisë civile si : Edmond Dragoti, Lorik Cana, Bledi Strakosha, Arlinda Dudaj, Arbër Hajdari, etj. përmes videomesazheve në kuadër të fushatës, e cila do të vazhdojë deri në fund të majit 2019.
Ekspozita në COD do të jetë e hapur nga data 12-24 prill 2019.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi