Eksploziv makinës në Rrëshen. Xhenierët bëjnë shpërthimin e kontrolluar të mjetit

Një sasi e madhe ekspozivi është vendosur në anën e pasme të sediljes së shoferit në automjetin tip Benz të Armando Gjinit, me banim në qytetin e Rrëshenit.

Menjëherë, pronari i automjetit, sapo ka venë re lendën plasëse, ka njoftuar policinë.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat xheniere, të cilët kanë bërë shpërthimin në kontroll të mjetit.

Ende nuk dihen shkaqet e vendosjes së tritolit në makinë.

Pronari i mjetit, Armando Gjini i njohur për drejtësinë si pjesë e grupit të Met Kananit.

47-vjeçari u arrestua si pjesë e grupit të baronit të drogës, Met Kanani në kuadër të operacionit ‘Precizioni’ Gjini u arrestua së bashku me 37 persona të tjerë, ndërsa u sekuestruan 8 ton drogë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi