Ekskluzive: Themeluesi i Nismës Socialdemokrate, sot emërohet ministër i Tregtisë dhe Industrisë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, me kërkesë të Nismës Socialdemokrate pritët të emëroj sot gjatë ditës Endrit Shalën ministër të Tregtisë dhe Industrisë thonë brenda Qeverisë së Kosovës.

Sipas këtyre burimeve, emri Shalës për emërim tashme ndodhet në zyrën e kryeministrit.

Endrit Shala i cili deri me tani mbante postin e shefit të Kabinetit të zëvendëskryeministrit, Fatmir Limaj, është njëri nga themeluesit e Nismës Socialdemokrate.

Ai është anëtar i kryesisë së këtij subjekti dhe sekretar për marrëdhënie me publikun nga ky subjekt.

Shala është një nga personat më të afërt të kryetarit të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka mbetur pa ministër që disa javë. Për një vit këtë ministri e kishte drejtuar, Bajram Hasani, kryetar i degës së Nismës në Gjilan./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi