Ekskluzive në “Top Talk”/ Publikohet për herë të parë dokumenti i transferimit të prokurorëve

Çfarë po ndodh në ambientet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda?! Për të dhënë një panoramë më të qartë rreth situatës e përplasjeve mes 10 prokurorëve dhe drejtueses së Krimeve të Rënda, Donika Prela dhe kryeprokurores Arta Marku, e ftuar në Top Talk ka qenë gazetarja e kronikës në Top Channel, Anila Hoxha,

Prej datës 19 qershor, ditë kur 10 prokurorët kundërshtuan hedhjen e shortit për dosjen “Shullazi”, duke e konsideruar të pabazuar me ligj, nuk ka asnjë kontakt me drejtuesit e institucionit.

Sipas prokurorëve hedhja e shortit cënonte parimet e Ligjit “Për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë në Republikën e Shqipërisë” në lidhje me pavarësinë dhe integritetin e prokurorëve, aq më tepër në në një fazë të tillë të procesit, kur hetimi, akuzat, debati gjyqësor, qëndrimet mbi vlefshmërinë e provave dhe vlera e tyre provuese ishin kryer nga prokurorë të tjerë të çështjes.

Duket se ajo që e agravoi edhe më tej situatën kanë qenë edhe masat disiplinore të marra nga Prokurorja e Përgjithshme e përkohshme, Arta Marku, e cila transferonte përkohësisht 4 prej tyre në Prokuroritë e rretheve.

Ashtu siç edhe kishin deklaruar në një letër dërguar mediave më 21 shtator, se nuk ishin njohur zyrtarisht me masat disiplinore të marra nga Arta Marku, gazetarja Anila Hoxha ka bërë me dije se vetëm paraditen e së hënës 10 prokurorët janë njoftuar për vendimet, duke pasur në dorë edhe vendimin e marrë nga Marku për transferimin e përkohshëm të tyre.

Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi