Ekonomia zvicerane po rritet më shumë se sa pritej

Sekretariatit Shtetëror për Çështjet Ekonomike (SECO) ka bërë të ditur se Produkti i Brendshëm Bruto (GDP) do të rritet me 2.3% në vitin 2018, pas rritjes prej 1 % në vitin 2017.

Ishte parashikuar më parë që rritja do të jetë me 2 % në vitin 2018 dhe 0.9 % në këtë vit, megjithatë, rritja ka qenë më e madhe, përcjell albinfo.ch.

Sipas SECO, ekonomia zvicerane është rritur ndjeshëm në tremujorin e tretë të këtij viti.

“Eurozona është përmirësuar dhe pritet të ketë një rritje më dinamike krahasuar me projeksionet e 3 muajve më parë. Brenda vendit, ne po shohim zbehjen e efekteve nga goditja e valutës”, deklaron institucioni.

Për vitin 2019, SECO parashikon që PBB-ja zvicerane do të rritet me 1.9 %.

Kjo sigurisht se do të ndikojnë edhe në vendet e punës, duke pritur një rritje të punësimit prej 1.2% në vitin 2018 dhe një rritje tjetër prej 1 % në 2019. Në një kohë të caktuar, norma e papunësisë parashikohet të bjerë në 2.9% në 2018 dhe 2.8% në vitin 2019./albinfo.ch/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi