Ekonomia turke rritet me 0,9% në tremujorin e tretë të vitit 2019

Sipas rezultateve të publikuara nga TurkStat-i për prodhimin e brendshëm bruto (PBB) të tremujorit të tretë të vitit (korrik-shtator), ekonomia e vendit është rritur me 0,9 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të 2018-s.

Gjatë çerekut të tretë të 2019-s, krahasuar me të njëjtin hark kohor të një viti më parë, sektori bujqësor ka shënuar një rritje me 3,8 për qind dhe ai industrial me 1,6 për qind.

Ndërsa vlera e shtuar e sektorit të shërbimeve, i cili formohet nga totali i aktiviteteve të shërbimit të tregtisë, transportit, akomodimit dhe ushqimit, është rritur me 0,6 për qind.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi