“Ekonomia e qëndrueshme turke është në interesin tonë”

Gjermania riafirmoi mbështetjen e saj për stabilitetin ekonomik të Turqisë dhe njoftoi se bisedimet e nivelit të lartë midis Berlinit dhe Ankarasë do të vazhdojnë në javët e ardhshme.

“Ne kemi një interes të madh për stabilitetin e Turqisë, po ashtu edhe stabilietin ekonimik të saj. Nga ana tjetër, unë mendoj se Turqia është e aftë të marrë vendimet e nevojshme për të rivendosur stabilitetin”, tha ministri i Punëve të Jashtme i Gjermanisë, Heiko Maas, në një konferencë për media në Berlin.

Ministri gjerman këto komente i bëri para vizitës së ministrit turk të Thesarit dhe Financave, Berat Albayrak, i cili do të mbërrijë të premten vonë.

Disa media në fillim të këtij muaji raportuan se qeveria gjermane po shqyrtonte mënyrat për të mbështetur stabilitetin ekonomik të Turqisë, mes shqetësimeve në tregjet pas rënies së monedhës dhe luhatjeve të kursit të këmbimit.

Maas tha se vizita e tij e këtij muaji në Turqi ishte një fillimi i një procesi të ri të përmirësimit të lidhjeve midis Berlinit dhe Ankarasë, si dhe theksoi se vizitat e nivelit të lartë do të vazhdojnë në ditët dhe javët e ardhshme.

“Kjo do të thotë se është shumë më mirë nëse merremi me njëri-tjetrin dhe bisedojmë me njëri-tjetrin, në vend që të flasim për njëri-tjetrin”, u shpreh ministri Maas.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, planifik të vizitojë Gjermaninë më 28-29 shtator.

Ministri gjerman i Ekonomisë, Peter Altmaier, një aleat i ngushtë i kancelares Angela Merkel, po ashtu do të udhëtojë muajin e ardhshëm në Turqi, me një delegacion biznesi prej 80 anëtarësh të ndërmarrjeve udhëheqëse.

Marrëdhëniet politike midis Ankarasë dhe Berlinit pësuan disa pengesa gjatë dy viteve të fundit, por muajt e fundit morën hapa drejt normalizimit të lidhjeve.

Gjermania me peshë të rëndë në Bashkimin Europian (BE) mbetet partneri kryesor ekonomik dhe tregtar i Turqisë. Në vitin 2017, vëllimi tregtar dypalësh arriti në 37.6 miliardë euro (43.6 miliardë dollarë)./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi