Egjiptianët përshëndesin shpalljen e zisë nga Turqia

Figura politike të Egjiptit kanë mirëpritur vendimin e Turqisë për të shpallur një ditë zie kombëtare për shkak të sulmit terrorist në Xhaminë El Ravda të premten në gadishullin Sinai të Egjiptit, i cili vrau 305 njerëz dhe rezultoi me 128 të plagosur.

Flamujt u ulën në gjysmështizë në Turqi dhe përfaqësitë e saj jashtë vendit të hënën për të mbajtur zi për viktimat e sulmit, i cili ndodhi kur sulmues hapën zjarr ndaj adhuruesve brenda një xhamie në qytetin Arish në Sinai gjatë kohës së faljes së xhumasë.

Duke folur për AA, Ibrahim Yusri, ish-ndihmës i Ministrit të Jashtëm, e përshkroi këtë hap të Turqisë si një “qëndrim fisnik”.

“Gabuan ata që menduan se Turqia do të ngelet e heshtur ndaj sulmeve të tilla ishin”, tha ai.

“Ky qëndrim fisnik nga Turqia tregon se Presidenti Recep Tayyip Erdoğan është pasuri e madhe për botën arabe dhe islame”, shtoi Yusri.

Ndërkaq, Atef al Sadavi, analist në Qendrën Al-Ahram për Studime Politike dhe Strategjike, tha se veprimi i Turqisë mund të shërbejë në përmirësimin e marrëdhënieve politike midis Ankarasë dhe Kajros.

“Shpallja e zisë kombëtare nga qeveria turke pasqyron mbështetjen e Turqisë për Egjiptin në luftën kundër terrorizmit dhe shërben në përmirësimin e marrëdhënieve dypalëshe”, vlerësoi Sadavi.

“Tensioni midis dy vendeve nuk është i përhershëm; është një çështje e përkohshme, shtoi më tej ai.

Qeveria turke ka dënuar ashpër sulmin ndaj xhamisë së Sinai, ndërsa presidenti Erdoğan i ka përshkruar agresorët si “vrasës”./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi