Egjipti mbyll për 3 ditë vendkalimin kufitar Refah

Qeveria e Egjiptit, ka mbyllur në të dyja drejtimet vendkalimin kufitar Refah për 3 ditë, që është pika e vetme e Gazës nën rrethimin e Izraelit që lidh atë me botën e jashtme.

Në deklaratën me shkrim të publikuar nga zyra e shtypit e administratës palestineze të Vendkalimit Kufitar Refah, bëhet e ditur se autoritetet egjiptiane kanë vendosur që të mbyllin në të dyja drejtimet vendkalimin kufitar duke filluar prej sot. Në deklaratë thuhet se vendkalimi kufitar do te hapet sërish pas 3 ditëve.

Qeveria e Egjiptit pas grusht shtetit në këtë vend më 3 korrik të vitit 2013, mbylli vendkalimin kufitar Refah, të cilin e hap në periudha të shkurtra kohore.

Gjashtë prej shtatë vendkalimeve kufitare në Gaza janë nën kontroll të Izraelit, përveç Refahut, që është nën kontroll të Egjiptit. Katër prej këtyre gjashtë vendkalimeve të cilat përdoreshin për qëllime tregtare, pas fitores së zgjedhjeve dhe marrjes së detyrës nga Hamasi në qershor të vitit 2007 ishin mbyllur nga Izraeli.

Ndërkaq, nga dy vendkalimet e tjera, Bejt Hanun përdoret për kalimin e atyre që kanë pasaporta të huaja, të sëmurëve dhe biznesmenëve në Bregun Perëndimor. Kurse vendkalimi Kerm Ebu Salim përdoret për kalimin e disa produkteve tregtare. Kerm Ebu Salim dhe Bejt Hanun shpesh mbyllen për arsye të ndryshme.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi