Egjipt, masa të rrepta sigurie në prag të zgjedhjeve presidenciale

Ministria e Punëve të Brendshme në Egjipt, ka shpallur një gjendje të “alarmit të lartë”, para mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale të cilat janë caktuar për javën e ardhshme, duke u referuar në burime brenda organeve të sigurisë.

Burimi në fjalë thotë se ministri i Brendshëm, Magdi Abdel Ghaffar, u ka dhënë udhëzime agjencive të sigurisë për të mbajtur nivelin e lartë të sigurisë duke u përkujdesur për 11.000 vendvotime në tërë territorin e shtetit.

Burimi në fjalë thotë se janë ndërprerë të gjitha pushimet vjetore të policëve, të cilët tashmë janë kthyer në vendet e punës, për të shtuar se ministri i Brendshëm ka urdhëruar përforcimin e të gjitha pikave të kontrollit, si dhe ashpërsimin e kontrolleve kufitare.

Zgjedhjet presidenciale do të mbahet në datat 26 – 28 mars, dhe do të garojnë presidenti aktual Abdel Fattah al-Sisi dhe kundërkandidati i tij Musa Mustafa Musa, nga partia pak e njohur, ajo Liberale.

Pjesa më e madhe e analistëve parashikojnë një fitore bindëse të al-Sisit.

Ai erdhi në pushtet pas një grusht shtetit të përgjakshëm në vitin 2013, në të cilin u përmbys Mohamed Morsi, presidenti i parë i vendit i zgjedhur në rrugë demokratike, njëherësh drejtues i grupit Vëllazëria Muslimane e Egjiptit. /Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi