Egjipt, konfiskohet hartë “historike” e Palestinës

Autoritetet egjiptiane në Aeroportin Ndërkombëtar të Kajros kanë konfiskuar një hartë 218 vjeçare të Palestinës e cila do të trafikohej jashtë vendit.

Sipas një deklarate nga burimet e Aeroportit Ndërkombëtar të Kajros dhe agjencisë egjiptiane të lajmeve MENA, mësohet se autoritetet egjiptiane kanë konfiskuar reliktin e rrallë i cili synohej të trafikohej jashtë vendit.

Në deklaratën nuk jepen informacione në lidhje me vendin se ku do të trafikohej harta, por njoftohet se autoritetet egjiptiane këtë hartë do t‘ia dorëzojnë drejtorisë së librave dhe dokumenteve.

Po ashtu, në deklaratë theksohet se harta është në dimensione 37×43 dhe se mbi të gjendet shënim në gjuhën gjermane që tregon se ajo i përket vitit 1800./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi