Egjipt, gjykata përmbys dënimet në rastin me financimin e jashtëm

Gjykata e Lartë e Egjiptit ka përmbysur dënimet me burgim të shqiptuara më parë kundër 16 personave, përfshirë një shtetas amerikan dhe një shtetas gjerman, për marrjen e fondeve të paautorizuara nga jashtë, bëri të ditur një burim gjyqësor vendas.

Më parë, Gjykata egjitpiane e Kasacionit, gjykata më e lartë e apelit në vend, pranoi apelet e paraqitura nga avokatët e të dënuarve.

Rasti daton që nga viti 2011, pas kryengritjes së 25 janarit në Egjipt, kur dhjetra individë, përfshirë edhe egjiptianë dhe shtetas të huaj u akuzuan se kanë marrë fonde të huaja pa pëlqimin e qeverisë.

Në mesin e vitit 2013, Gjykata Penale e Kajros dënoi 27 persona në mungesë me nga 5 vite heqje lirie secilit, duke përfshirë 18 amerikanë dhe 9 të huaj të tjerë që punonin në Egjipt për organizatat e huaja.

Gjykata poashtu goditi 5 persona të tjerë me nga 2 vite burg, një amerikan, një gjerman dhe tre egjiptianë ndërkohë që dënoi 11 egjiptianë të tjerë me nga 1 vite burgim secilin./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi