Edvin Murati del kundër Panuccit për shiritin e kapitenit

 

 

Pakkush e priste që Odise Roshi të ishte kapiten i Shqipërisë në ndeshjen me Norvegjinë.

 Madje, as vetë Roshi, edhe pse radha i binte atij për numër ndeshjesh, me Lilën që e niste nga stoli. Por, ish-mesfushori i kombëtares, Edvin Murati mendon se trajneri ka bërë zgjedhjen e gabuar për kapitenin. Autori i golit të parë të fitores historike 2-1 ndaj Greqisë në 2004, mendon se shiriti i duhet dhënë një futbollisti me personalitet.

“Në kohën tonë, kapiten ishte Rudi Vata dhe ai ishte një lider. Mendoj se trajneri gaboi në zgjedhjen e kapitenit. Nuk kam asgjë me Roshin, përkundrazi e çmoj shumë për atë që bën në fushë, por Hysaj, Xhaka madje dhe Strakosha do të bënin shumë mirë kapitenin. Zgjedhjen e bën trajneri, por shikoj Hysajn më shumë për kapiten”, tha Murati në intervistë për Supersport.

Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi