Edita Tahiri i del kundër Hashim Thaçit për Gjermaninë

Ish ministrja për dialog Edita Tahiri i ka dal kundër presidentit Hashim Thaçi, duke mbrojtur pozicionin e Gjermanisë.

Tahiri ka ripërsëritur qëndrimin e saj për ndryshimin e kufijve.

Ajo ka thënë se ndryshimi i kufijve sjell paqëndrueshmëri në Ballkan dhe luftëra të reja.

“Pozicioni i Gjermanisë kundër ndryshimit të kufijve në Ballkanin Perëndimor mbështetet gjerësisht nga Kosova. Ajo ruan paqen, parimet e BE-së dhe të ardhmen evropiane të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor duke përfshirë këtu edhe Kosovën. Ndryshimet kufitare sjellin paqëndrueshmëri dhe luftëra të reja”, ka shkruar Tahiri./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi