Edison Sina zgjidhet kryetari i FRPD Rrogozhinë, ja çfarë thotë ai pas fitores!

Edison Sina do të drejtojë deri në zgjedhjet e ardhëshme Forumin Rinor të Partisë Demokratike Dega Rrogozhinë, pasi ka fituar garën e zhvilluar sot.

Pas votimeve në bazë të parimit një anëtar një votë z.Sina rezultoi fitues ndaj kundërshtarit të tij, z.Fatjon Lika.

Kreu i ri Edizon Sina u shpreh i gëzuar pas fitores ndërsa e falenderoi edhe kundërshtarin e tij për qytetarine e treguar gjatë gjithë procesit.

Në procesin zgjedhor kanë marrë pjesë edhe ish Kryetari i PD-së së Rrogozhinës dhe sekretari i degës z. Nazmi Totraku dhe anëtari i Kryesisë së FRPD-së si dhe i deleguar për mbarëvajtjen e procesit z. Hysen Kadiu.

Statusi i plotë i z. Edison Sina:

Sot në një garë të ndershme u zgjodha Kryetar i FRPD Dega Rrogozhinë! Falenderoj të gjithë të rinjtë me të drejtë vote që më besuan për të drejtuar Forumin Rinor të PD, të gjithë bashkë për sfidat që na presin! Falenderoj kantidatin e garës z. Fatjon Lika për qytetarinë që tregoi si gjatë fushatës edhe pas rezultatit të zgjedhjeve! Fitore PD ✌ ✌”

/Drita Tv/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi