Edhe ushtarakët me grada në Polici, çfarë parashikon VKM-ja

Këshilli i Ministrave ka miratuar sot vendimin për shtimin e punonjësve të Policisë së Shtetit me 100 efektivë të rinj.

Ky propozim është bërë nga ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, ku numri i efektivëve tashmë do të shtohet nga 10 958 që është aktualisht në 11058.  Me këtë VKM, i hapet rrugë kështu  edhe ushtarakëve me grada që të bëhen pjesë në strukturat e Policisë së Shtetit.

“Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 20 Shkurt 2019:

V E N D I M PËR EKUIVALENTIMIN E GRADAVE TË FORCAVE TË ARMATOSURA TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË ME GRADAT E POLICISË SË SHTETIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 6, të nenit 40/1, të ligjit nr.108/2014, “Për Policinë e Shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm dhe të ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

  1. Ekuivalentimin e gradave të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, sipas ligjit nr.59/2014, “Për karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, me gradat e Policisë së Shtetit, sipas ligjit nr.108/2014, “Për Policinë e Shtetit”, të ndryshuar, sipas lidhjes nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
  2. Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe Ministria e Mbrojtjes për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA”, thuhet në VKM.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi