SHQIPERIA

Edhe pas denoncimit të BOOM, qumështi me aflatoksinë vijon të shitet në supermarkete

Spread the love

Edhe pas denoncimit nga emisioni “BOOM”, dy produktet e qumështit “Erzeni” dhe “Mireli” të cilat rezultuan me aflatoksinë mbi normën e lejuar vazhdojnë të jenë në treg dhe nuk ka asnjë bllokim të tyre të paktën deri në përfundim të kontrollit zyrtar.

Një fakt të tillë e konstatuan gazetarët e “BOOM” gjatë monitorimit të supermarketeve në kryeqytet.

I kontaktuar me telefon, drejtorin i AKU-së, Agim Ismaili, thotë se ka një protokoll masash që po merren për këtë rast si edhe për çdo rast tjetër.

Agim Ismaili: Jemi shumë sensibël për çështje dhe indikacione të tilla. Kërkuam nga Televizioni për të na thënë se cili është lloji i produktit që të veprohet menjëherë. Mirëpo TV tha që do ta shikoni kur ta shfaqim për gjithë publikun. Edhe ne si publiku u njoftuam. Protokolli është i tillë, menjëherë bëhet kontroll zyrtar. Për tu quajtur që problemi ekziston i tilleë siç u pasyrua nga ju, duhet të dal në kuadër të një kontrolli zyrtar. Për çdo njoftim që kemi marrë pasi u zbardh çështja në media, ne kemi kryer kontroll zyrtar duke e adresuar me e zgjidhë këtë çështje.

Gazetarja: A duhet të kishim bllokim të produkteve në treg deri në dalje të përgjigjeve zyrtare?

Agim Ismaili: Ka një protokoll masash që po merren për këtë rast si edhe për çdo rast tjetër. Jemi në punë e sipër jo vetëm mbi bazën e alertit tuaj por kemi programin e monitorimit mbi bazë rrisku, monitorimit dhe adresimit të kësaj problematike si edhe shumë të tjera. Jemi në krye të detyrës për këtë punë.

Më herët gjatë ditës edhe Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi, ka reaguar lidhur me skandalin e qumështit me aflatoksinë në treg të publikuar gjatë dy ditëve të fundit nga emisioni investigativ “BOOM”.

Peleshi pranon se referuar analizave, vlerat kanë dalë lart atyre që janë të lejuara në BE dhe shumë larg vlerave të lejuara në SHBA. Megjithatë ai thekson se kontrolli duhet të përfshijë të gjithë zinxhirin e prodhimit.

Për mikrofonin e emisionit BOOM Peleshi paralajmëron në mënyrë të prerë kompanitë prodhuese që të tërheqin nga tregu qumështin e dëmshëm për shëndetin ndërsa thotë se do të ketë penalizime të ashpra ndaj abuzuesve.

Niko Peleshi: Shfrytëzoj këtë hapësirë që më krijoni për ti thënë të gjithë prodhuesve të qumështit dhe nënprodukteve të tij, nëse nuk duan të penalizohen me ashpërsinë më të madhe të ligjit të mos guxojnë të përdorin ato që nuk lejohen dhe të tërheqin nga supermarketet apo minimarketet nëse ka shpërndarë produkte që nuk janë konform standardit.

Por sa është norma e lejuar për qumështin dhe produktet e tij në vendin tonë?

Niko Peleshi: Sa herë që ka raste të tilla veprojmë sipas protokollit. Bllokohet sasia e ushqimit që shkakton aflatoksinën, sasia e qumështit që gjendet me aflaktosinë nuk lejohet të tregtohet. Nëse ka dalë në treg tërhiqet nga tregu.

Duhet të kemi kujdes se bëhet fjalë për perceptim të opinionit publik. Nëse thuhet se filan kompani ka probleme me qumështin perceptohet sikur ka probleme të vazhdueshme me qumështin, ndërkohë që ai problem mund të shfaqet në një moment të caktuar dhe me një sasi të kufizuar e cila është sot por jo nesër.

Norma e aflatoksinës që ne kemi adaptuar si Shqipëri është ajo e BE-së. Në fakt pak e ekzagjeruar, sepse ato që keni konstatuar ju janë 006-008, diçka më poshtë se standardi europian por shumë më poshtë se standardi amerikan. Bëhet fjalë për një alert për të cilën unë ju falenderoj sepse për ne bëhet aleat.

Ne dy puntata BOOM ka raportuar se dy raste te qumështit me përmbajtje të lartë aflaktosnine mbi normat e BE-se

Pjesë e investigimit janë dhe përgjigjet nga ISUV ku rezultoi se mostrat kanë aflatoksinë mbi normën e lejuar 0.05./Ora News/

Related posts

Front i përbashkët në Tiranë kundër lajmeve të rreme- “fake news”!

dritatv

Studentët dalin sërish në protestë para kryeministrisë

dritatv

Veliaj: Çdo martesë dhe lindje në Tiranë të festohet me një pemë

dritatv

Leave a Comment