Edhe një dorëheqje nga Vetëvendosje, kush tjetër ia “ktheu shpinën” Albinit?

Ka qenë deri tani i paqartë rreshtimi i Donika Kadajt pas krizës në Lëvizjen Vetëvendosje.

Por, Indeksonline mëson se deputetja në fjalë ka dhënë dorëheqje nga të gjitha pozitat në Lëvizjen Vetëvendosje duke mbetur vetëm anëtare e thjeshtë.

Fillimisht ishte menduar se Kadaj do të jetë krah liderit të padiskutuar siç e quante ajo, Albin Kurtin, por gjërat ndryshuan pas mbledhjeve që kishte kjo parti.

Bashkë me të kanë dhënë dorëheqje edhe Dukagjin Gorani dhe Dardan Molliqaj.

Kadaj-Bujupi e kishte braktisur më herët mbledhjen e të hënës me arsyetimin se ka disa obligime për të kryer./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi