Edhe nënkryetari i Kuvendit të Kosovës kundër shfuqizimit të Speciales

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, përsëriti qëndrimin e tij kundër shfuqizimit të Gjykatës Speciale, me bindjen se përballja me këtë gjykatë është në interes të Kosovës.

Ai gjatë një takimi me senatorin italian, Ludovico Sonego, tha se nuk duhet lejuar që Kosovës t’ia dizajnojnë fotografinë kundërshtarët e saj.

Ndërsa, senatori italian premtoi se Italia do ta mbështesë Kosovën në procesin e anëtarësimit në BE, duke kërkuar që institucionet e vendit t’i kryejnë obligimet e tyre.

Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan që në të ardhmen të dyja vendet të bashkëpunojnë më ngushtë në të gjitha fushat./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi