Edhe Kantoni St. Gallen ndalon bartjen e burkas

Parlamenti i Kantonit të St. Gallenit ka vendsour sot me shumicë të ngushtë votash për ndalimin e mbulesës së plotë myslimane, të njohur si “burka”. Me këtë vendim, kantoni më lindor i Zvicrës është bërë i dyti pas Kantonit Tiçino, i cili këtë ndalesë e kishte vënë në fuqi para më se një viti, shkruan tagblatt.ch.

Fillimisht, ekezekutivi i kantonit kishte rekomanduar që mbulesa myslimane të ndalohej vetëm në kontakt të bartëseve të burkas me autoritetet shtetërore, transmeton albinfo.ch. Por, parlamenti ka vendosur me 57 kundrejt 55 votave edhe për ndalesën e burkas në hapësirat publike, ashtu sikur në rastin e Tiçinos.

Këtë e ka arritur përkundër rezistencës së partive FDP, GLP, të Gjelbrit dhe SP.

Konkretisht, me të renë, në këtë kanton në të ardhmen do të dënohet ai (ajo) që në hapësirë publike bart mbulesë të fytyrës, “sapo ai/ajo të rrezikojë apo kërcënojë sigurinë publike ose paqen në mes të religjioneve”. Por, nëse një rrezuik i tillë do të paraqitet, duhet të gjykohet në secilin rast veç e veç.

SVP, partia e cila ka qenë promotore e ndalimit, ka thënë se ligji ka efekt parandalues. Edhe CVP është shprehur në favor të ndalimit ndërsa përfaqësues të SP-së dhe FDP-së në parlament kanë kundërshtuar duke argumentuar se gra me burka në St. Gallen nuk shihen pothuaj fare./Albinfo.ch/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi