Edhe Instagram si Viber shumë shpejt, po shton opsionin e telefonatave

 

 

Instagram po punon për të shtuar opsionin për thirrje ndërmjet përdoruesve.

TechCrunch ka zbuluar disa detaje në versionin Android të aplikacionit Instagram, duke qenë se brenda saj ndodhen disa ikona që kanë të bëjnë me telefonatat audio dhe video.

Ikonat i përkasin telefonatave klasike audio dhe video-telefonatave.

Sipas TechCrunch, Instagram mund te aktivizojë këtë funksion brenda sistemit të mesazheve direkte, duke i ofruar mundësinë përdoruesve të telefonojnë me anë të internetit.

Prezenca e ikonës APK do të thotë se ky funksion do të aktivizohet së shpejti, fillimisht për Android dhe më pas edhe në aplikacionin për iPhone./tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi