E vështirë, por jo e pamundur: Ja 5 taktika për ta lënë duhanin

Pasojat e pirjes së duhanit tashmë janë të njohura për secilin, dhe është e panevojshme të pyesim mjekun nëse ai na e rrezikon shëndetin apo jo.

Po aq sa e dimë se na bën dëm, aq e dimë sa është e vështirë të lihet duhani.

E vështirë, por jo e pamundur.  Janë disa taktika që mund të ju ndihmojnë duhanpirësve ta tejkalojnë dëshirën e zjarrtë për ta ndezur cigaren. Poshtë do të gjeni gjashtë metoda të mirat, përmes së cilave do të arrini që duhani më të mos jetë më pjesë e jetës tuaj.

  1. Përdorni mente – Shija e mentës apo pepermintit e bën gojën e duhanpirësit të ndihet e freskët dhe e pastër, e kjo e mashtron trurin, duke shtypur dëshirën për të ndezur cigaren. Vendos mente nëpër gjithë shtëpinë dhe në secilin xhep, në mënyrë që ta kesh afër sa herë që të nevojitet.
  2. Më shumë ujë. Për të kaluar dëshirën e cigares dhe në të njëjtën kohë për të forcuar qëllimin pozitiv për të qenë më i shëndetshëm, një trik i mirë është që të pish një gotë ujë shumë ngadalë kur “goditeni nga dëshira për ta ndezur”. Kur e pi ujin, imagjino sikur uji po ju largon dëshirën si dhe po të shpërlan duke nxjerr jashtë të gjitha materiet toksike të duhanit. Suan Gayle, autore e CD-ve të famshme ”stop-smoking”, tregon se dëshira e zjarrtë për ta ndez cigaren zgjat vetëm 15 sekonda. Kështu me pirjen e ujit ju e shpërqendroni vetveten dhe dëshira largohet.
  1. Çamçakëzi – Ekspertët thonë se ka një arsye pse e rekomandojnë çamçakëzin – ai vërtet funksionon. Shija e çamçakëzit e mban gojën e freskët, duke e bërë pirjen e duhanit më pak atraktive. Vet akti i përtypjes çliron dëshirën dhe në të njëjtën kohë e mbanë gojën në aksion. Shpesh duhanpirësit përdorin çamçakëz me nikotinë por shumë ekspertë që ndihmojnë për ta lënë duhanin thonë se çamçakëzi pa sheqer dhe me shije mente funksionon edhe më mirë.
  2. Ha rrush. Të ngrënit rrush jo vetëm që është një teknikë për stimulim oral por gjithashtu preparatet natyrale në rrush ju largojnë epshin për ta ndezur cigaren, thotë ekspertja Susan Gayle.
  3. Përdor kalendarin – Njeriut i duhen 21 ditë që një lloj mendimi t’i bëhet proces automatik. Aq duhet edhe për të eliminuar vesin e pirjes së duhanit, thonë ekspertët. Tre javë pa pirë duhan mjaftojnë që kjo veti e mirë të ngulitet në mendje. /tesheshi.com/
- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Kjo është bima që duhet ta mbani në shtëpi, ja pse?

Minjtë janë alergjikë ndaj mentës. Prandaj menta është mjet natyral, efikas, jotoksik me aromë të këndshme në luftën kundër minjve. Njëra ndër mënyrat është që...

Turqia, vendi lider në botë për rritjen ekonomike

Ekonomia e Turqisë në tremujorin e tretë të vitit, duke arritur normën e një rritjeje me dy shifra ka vendosur një distancë me vendet...

Britani e Madhe, shkaku i Covid-19 do të mbyllen restorantet, kafenetë dhe kinematë

Britania e Madhe duke filluar nga sonte vendosi që të mbyllen restorantet, kafenetë, kinematë dhe teatrot në kuadër të masave ndaj koronavirusit të ri...

Së fundi

Lajme dt: 06/07/2020

https://youtu.be/r_mKEqImrIc DRITA TV LAJME 6 7 2020 EDICIONI 1 Katër ditë pas ngjarjes tragjike, forcat zjarrfikëse janë rikthyer në shtëpinë e familjes Josifi! Trendi i shtuar i...

Përmbytet një varkë në Nigeri, humbin jetën 21 persona

Të paktën 21 persona e kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjes së një varke pasagjerësh në jug të shtetit afrikan Nigeri. Sipas mediave vendase,...

Ushtria gjermane trajnon qentë për identifikimin e të prekurve me COVID-19

Ushtria gjermane trajnon qentë për të identifikuar njerëzit që janë të prekur me koronavirusin e ri (COVID-19). Në një deklaratë nga forcat e armatosura gjermane,...