E rrallë në Kaliforni: dy zogj përfundojnë në mbidozë

Dy zogj po kurohen në një qendër trajtimi për kafshë, pasi gëlltitën tableta me drogëra psikoaktive të hedhura në Parkun e Huntington Beach, thanë zyrtarët.

Autoritetet lokale thanë se javën e kaluar një njeri zbuloi qindra pilula në Carr Park, e më pas pa dy pëllumba duke u përpëlitur.

“Të dy kanë simptoma të mbidozës”, tha menaxheri i qendrës së rehabilitimit të kafshëve.

Trajtimi i zogjve konsiston në procesin intravenoz të lëngjeve për të hequr të gjitha substancat psikoaktive nga organizimi i tyre.

“Nuk kemi arsye të qarta pse pilulat ishin shpërndarë nëpër park”, tha një zyrtar, duke shtuar se “të dy zogjtë po shërohen plotësisht.” /tesheshi.com/

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi