E rëndë/ Policia greke gjen 41 emigrantë në një kamion frigoriferik, zbulohet kombësia e tyre

Policia greke ka gjetur 41 emigrantë në një kamion frigorifer në një autostradë.

Mësohet se emigrantët janë më së shumti me kombësi afgane. Ata nuk kanë pësuar dëmtime, sepse sistemi frigoriferik i kamionit nuk ishte ndezur.

Policia e ndaloi kamionin në një autostradë në veri të qytetit Xanthi. Ata po kryenin kontrolle rutinë, kur zbuluan emigrantët.

Shoferi i kamionit është arrestuar dhe mësohet se ai është nga Gjeorgjia.

Emigrantët ndodhet në rajonin e policisë dhe po identifikohen.

Kjo ngjarje vjen pas zbulimit të 39 trupave në një kamion në Essex të Anglisë. Viktimat ishin me origjinë aziatike.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi