E-privacy mund të penalizojë WEB-et që bllokojnë reklamat

Jemi mësuar, kur klikojmë në një faqe internet të shfaqen reklama të cilat na bëjnë të presim për sekonda, apo minuta derisa të hapet materiali që kërkuam. Shpesh, këto njoftime apo reklama janë konsideruar të dobishme, pasi japin informacion.

Por ndonjëherë edhe janë kritikuar, pasi të bëjnë të presësh, duke humbur interesin për atë cfarë po tentonim të shikonim. Kjo është arsyeja që shumë faqe online kanë bllokuar ndërhyrjen e këtyre njoftimeve apo reklamave, vecanërisht kur ato janë janë falas dhe pa asnjë të ardhur për faqet përcjellëse.

Por për fat të keq, amendamenti i ri i Parlamentit Europian për rregullatorët e privatësisë në internet duket se do t’i japë më shumë prioritet faqeve që publikojnë njoftimet apo reklamat e tyre madje edhe pa para. Përmes ligjit, do tu mundësojë atyre akses përmes opsioneve të tjera. Por cilat do të jenë pritshmëritë? Shumë faqe do të detyrohen të vendosin apo shtojnë tarifat për reklamat apo njoftimet, duke bërë që ato të jenë të lexueshme kundrejt një pagese.

Ky veprim do të ndikonte në buxhetin e konsumatorit, vecanërisht atij që përdor celularin, i cili është mësuar të shohë materiale, të marrë informacionë, të lexojë lajme në shumicën e rasteve falas. Një studim i kryer nga Rojters dhe universiteti i Oksfordit në 2015 thotë se vetëm 10% e përdoresve të internetit paguajnë për këto shërbime.

Nga ana tjetër, konsumatorët do të detyrohen të paguajnë për shkarkimin e aplikacioneve, për të cilat deri tani thuajse nuk paguajnë asgjë, ose pagujanë një shumë minimaliste prej 10 dollarësh për tre muaj shërbim. Të gjitha këto pagesa do t’i shtonin faturat konsumatorit, në një kohë kur përdoruesit më të mëdhenj të internetit janë ata që përdorin celularin.

Veç pagesës së paketave të internetit, konsumatorët do duhet të paguajnë për aplikacione që ofrojnë informacione dhe shërbime, sikundër edhe për vetë informacionet, shërbimet apo reklamat./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi