E përplas treni në Bradashesh, plagoset rëndë e mitura

 

 

Një vajzë 12-vjeçare është shtypur nga treni në Bradashesh të Elbasanit.

E mitura, e cila po kthehej nga shkolla, ndodhet në gjendje të rëndë në spital, ku iu nënshtrua një operacioni urgjent.

Dëshmitarë në vendngjarje dërguan në “Ti raporton” në Top Channel pamjet pak çaste pas aksidentit. Ata thanë se makinistët braktisën trenin pas aksidentit, pasi u qëlluan me gurë në shenjë revolte nga banorët e zonës.

Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, por dëshmitarët kanë treguar se ajo është shtypur sapo ka zbritur nga autobusi dhe se zhurmat në rrugë kanë bërë që vajza të mos e identifikojë që në largësi trenin që vinte.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi