E pazakontë/ Pësoi vdekje klinike, i burgosuri në gjykatë: Më lironi e kam kryer dënimin

Një 66-vjeçar, i cili vuante një dënim të përjetshëm në SHBA, tha se duhej të lirohej, pasi pësoi vdekje klinike, duke argumentuar se e kishte kryer dënimin.

Benjamin Schreiber tha në gjykatë se, e kishte përmbushur dënimin, pasi zemra e tij u ndal pesë herë.

Sipas “The Sun”, 66-vjeçari vuante nga gurët në veshka të cilët i shkaktuan helmim septik dhe për këtë përfundoi në spital ku pësoi edhe vdekje klinike.

Kërkesa e tij për tu liruar në fillim u refuzua nga një gjykatë e qarkut, ndërsa disa ditë më parë ajo u rrëzua dhe nga gjykata e apelit, e cila tha se dënimi i këtij të burgosuri mbaron vetëm atëherë kur mjekët e shpallin atë të vdekur.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi