KURIOZITETE

E pabesueshme: i shpëton kafshimeve të ariut duke e kafshuar atë…në gjuhë

Spread the love

Nikolai Tajnite, 29 vjeç, nga Tuva në Rusi, është njeriu që i ka shpëtuar ariut duke e kafshuar atë, siç kafsha po e kafshonte. Dhe ky kafshim ka ndodhur pikërisht brenda gojës së frikshme të ariut, në gjuhë.

Ngjarja e rrallë ndodhi në një pyll, ku Nikolai shkoi me shokët për të mbledhur disa fruta, por në kohën e sulmit nga ariu ai ishte i vetëm.

“Kur pashë ariun më kaploi frika. Nuk kisha asgjë për ta për ta frenuar. Fillova të qaj, duke menduar se nuk do më sulmojë, por ariu u hodh galop drejt meje. Në fillim arrita ta godasë me grusht në kokë gjatë përleshjes”, tha Nikolai, i cili tani është në spital në qytetin Kizil.

Ariu filloi ta kafshojë të riun në stomak, krahë dhe kokë. Por në një moment, sipas rrëfimit të tij, Nikolai arriti të kapte kafshën për gjuhën e tij, duke e kafshuar pikërisht aty. Kjo ka bërë që kafsha të ikë prej tij. /tesheshi.com/

Related posts

Terrorizmi i sotëm në Europë i bërë në emër të islamit, pasojë e gabimit 100-vjeçar të Perëndimit

dritatv

PUSHTETI/ Liderët që “lanë nam” në 2018-ën: gafa dhe sjellje “të pahijshme”

dritatv

I arratisuri bën marrëveshje me policinë: “Dorëzohem nëse postimi në Facebook merr 15,000 pëlqime”

dritatv

Leave a Comment