E enjtja me vranësira dhe kthjellime të pakta

 

 

Gjatë ditës së sotme mbi vendin tonë do të mbizotërojë mot me vranësira mesatare dhe të dendura, si dhe kthjellime të pakta dhe afatshkurtra.

 Reshje shiu të herë pas hershme me intensitet të ulët do të ketë në zonën qendrore dhe jugore të vendit. Në zonën veriore dhe kryesisht në veriperëndim reshjet do të jenë me intensitet mesatar në formën e shtrëngatave dhe stuhive kalimtare.

Reshje dëbore të dobëta në Alpe dhe verilindje në lartësi mbi 800 metër.

Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi