E enjte me diell, temperaturat ulen pak në mëngjes

E enjtja rezervon sërish diell dhe ngrohtësi, përveç rënies së lehtë të temperaturave në orët e mëngjesit.

Sipas Meteoalb, pjesa më e madhe e vendit mbetet me kthjellime dhe vranësira kalimtare; më të dukshme në zonat malore. Pasditja vijon me kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme; më të shpeshta në Veri dhe zonat Lindore ku priten shira të izoluar.

Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë gjatë orëve të para të ditës por mesdita pritet të ruajë vlera termike thuajse konstante.

Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi