E dhimbshme: pështyma e qenit e lë pa këmbë e duar

Pështyma e një prej qenve që Marie Trainer i mbante si fëmijë, e ka lenë atë pa këmbë e duar, të cilat ju prenë si pasojë e një infeksioni të rëndë bakterial.

Ajo u shtrua në spital për gati 80 ditë, me jetën gati për ta humbur, e në vend të saj humbi gjymtyrët.

Marie u infektua me bakterin capnocytophaga që ishte në pështymën e një prej qenve të saj.

Ajo ndjeu simptomat e sëmundjes pasi u kthye me burrin e saj Matthew nga pushimet në Karaibe. Ajo së pari ndjeu dhimbje nga prapa, pasuar nga ndryshime të papritura të temperaturës së trupit.

Ajo u pranua në spital kur gjendja e saj po përkeqësohej.

Pas shtrimit në spital, pasoi prerja. Ajo u zgjua dhjetë ditë më pas kur duar e këmbë i mungonin.

“Pasi u zgjova, nuk e dija se ku isha. Ishte shumë e vështirë të shihje duart dhe këmbët e prera”, tha ajo.

Capnocytophaga gjendet në pështymën e shumë qenve dhe maceve. Doktore Maragaret Kobe paralajmëroi se bakteret mund të transmetohen nga një kafshim ose thjesht nga kontakti me pështymën e këtyre kafshëve.

“Këto janë baktere që janë shumë të rrezikshme. Ata mund të komprometojnë sistemin tuaj imunitar shumë shpejt dhe të shkaktojnë gjëra të tmerrshme”, tha ajo.

Marie ka dy qen dhe ndoshta njëri prej tyre kishte këtë bakter që shkakton mpiksjen e gjakut.

Nëse duart dhe këmbët e saj nuk do të priteshin, Marie me siguri do të vdiste. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi