E denoncon të vjedhur, gjenden të djegura fugoni dhe makina

Dy mjete janë gjetur të djegur në Bunavi të Vlorës. Informacioni praprak i policisë bën të ditur se bëhet fjalë për një fugon dhe një mjet tip Golf.

Fugoni i mallrave në pronësi të A. A., është denoncuar këtë mëngjes i vjedhur nga pronari, ndërsa Golfi rezulton me targat e një tjetër mjeti.

Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorëve.

Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi