E denoncojnë në Komisariatin Dixhital, i gjenden 686 kg kanabis në shtëpi

 

 

Një 45-vjeçar nga Bulgareci i Korçës është shpallur në kërkim pasi është denoncuar në portalin Komisariati Dixhital, se kishte drogë në shtëpi.

Policia njofton se pas denoncimit,është bërë kontroll në shtëpinë e K.G., ku u gjetën dhe u sekuestruan 686 kg kanabis sativa. Policia po punon për kapjen e tij.

Njoftimi i policisë:
Më datë 13.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit K.G, 45 vjeç, banues në fshatin Bulgarec, pasi pas një informacioni të ardhur në portalin Komisariati Dixhital, u ushtrua kontroll në banesën e këtij shtetasi, ku u gjet e sekuestrua me cilësinë e provës materiale 686 kg, bimë e dyshuar Cannabis Sativa.
Po punohet për kapjen e autorit. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Top Channel