Dy subjektet fetare shqiptare në Zvicër, bashkohen në një të vetme

Një moment historik për muslimanët shqiptare në Zvicër. Pas disa vite të veprimtarisë së ndarë në dy organizata, arrihet marrëveshja e shkrirjes së te dy organizatave dhe veprimin në të ardhmen si një trup i përbashkët.

Në prezencë të një numri të madh kuvendarësh, përfaqësuesish dhe imamë të xhamive shqiptare nga e gjithë Zvicra, zyrtarisht u realizua bashkimi i dy subjekteve fetare islame ombrelle të xhamive të shqiptarëve në Zvicër, Ubishz dhe Bishz. Që nga sot këto dy organizata shkrihen në një të përbashkët që mban emrin KMSHZ-Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër.

 

Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër është përfaqësuesi i vetem i xhamive shqiptare në Zvicër. Kjo iniciative e cila u kurorëzua me 20 Shtator, është dëshirë dhe ëndër e hershme e komunitetit musliman shqiptar ne Zvicër.

Kryetari i Unionit të Bashkësive Islame Shqiptare në Zvicër, Mehas ef. Alia dhe Fehim ef. Abazi, kryetar i Bashkësisë Shqiptare Islame në Zvicër, nënshkruan aktin e bashkimit të dy subjekteve fetare në një.

Iniciative e cila u mor si obligim i të dy organizatat me nënshkrimin e deklaratës së përbashkët në Bernë të Zvicrës në vitin 2017.

Me autorizim e kuvendeve te te dy organizatave, negociatat e bashkimit pas katër takimeve, u arrit marrëveshja e bashkimit e cila u miratua në kuvendin e përbashkët të dy organizatave.

 

Kuvendi ishte parashikuar të mbahej në Qershor , por nuk u realizua për shkak të pandemisë globale covid -19. Kuvendin e unitetit e udhëhoqi Dr.Bashkim Aliu, i cili në fjalimin e vet para të pranishmëve e theksoi rëndësinë historike të këtij hapi për komunitetin musliman shqiptar në Zvicër.

“Në këto procese kaq sfiduese, xhemateve tona u duhet mendimi alternativ fetar, por jo i ndarë,  duhet i unifikuar dhe shumë më i fuqishëm. Ne mund të jemi shpresa dhe alternativa e së ardhmes, por duke i kaluar ndasite, dilemat, keqkuptimet dhe ftohjen e së kaluarës.”

Kryetarët të dy organizatave të deritashme: UBISHZ (Unioni i Bashkesive Islame Shqiptare në Zvicër) dhe BISHZ (Bashkedia Islame Shqiptare e Zvicrës), përshëndetën të pranishmit dhe e dëshmuan percaktimin e tyre per unitet.

Kuvendi zgjodhi komision për përpilimin e rregulloreve për zgjedhje dhe punën e trupave të KMSHZ-,së, si dhe plotësimin e statutit.

Kuvendi aprovoi edhe kryesinë e përkohshme të KMSHZ-së të përbërë nga kryesitë aktuale të UBISHZ dhe BISHZ.

 

Udhëheqesi i kuvendit Dr.Bashkim Aliu, shpalli bashkimin e dy organizatave dhe themelimin e një organizate të përbashkët të vetme të xhamive shqiptare ne Zvicër, KMSHZ, thirri dy kryetaret e organizatave të deritashme, Mehas ef. Alia (UBISHZ) dhe Fehim ef. Abazi (BISHZ), që ta nënshkruajnë aktin, I cili më pas u nënshkrua edhe nga kuvendarët.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi