Dy shpërthime me tritol në Krujë e Shkodër,policia fsheh ngjarjet

Dy shpërthime me tritol kanë tronditur Krujën dhe Shkodrën ditët e fundit, por policia i ka fshehur të dyja ngjarjet.

Burime të “BalkanWeb” bëjne me dije se shpërthimi i parë ka ndodhur mëngjesin e 21 marsit në fshatin Kukel të Shkodrës, në derën e rrethimit të banesës së shtetasit Marin Begeja. Nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale.

Ndërsa shpërthimi i dytë ka ndodhur mesditën e djeshme në fshatin Mallkuç të Krujës. Në mjetin tip “Benz”, me targë AA 203 HU, në pronësi të shtetasit Flori Muça është vendosur lëndë plasëse.

Për të dyja rastet, policia nuk ka shpërndarë asnjë komunikatë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi