Dy institucione të rëndësishme në bllokadë

 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbetur jofunksional qe katër muaj, përderisa pas një jave edhe Gjykata Kushtetuese pritet të mbetet pa fuqi vendimmarrëse.

Pos Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) që ka mbetur jofunksional për katër muaj, pas pak ditësh (më 15 qershor) pritet që edhe Gjykata Kushtetuese të mbetet pa fuqi vendimmarrëse.

Kjo pasi që të tre gjyqtarëve aktualë të kësaj gjykate pritet që këtë muaj t’u skadojë mandati, ndërkohë që për të pasur kuorum Kushtetuesja duhet t’i ketë së paku 7 gjyqtarë nga 9 sa ka gjithsej.

Njohësit e legjislacionit konsiderojnë se një gjë e tillë e dëmton në masë të konsiderueshme Gjykatën Kushtetuese, pasi nuk mund të trajtohen fare lëndët e parashtruara.

Sipas tyre, procedurat për të ardhur deri te zgjedhja përfundimtare e gjyqtarëve mund të marrin kohë deri në mes të verës ose në vjeshtë.

Në anën tjetër presidenti Hashim Thaçi ende nuk ka emëruar anëtarët e rinj të KQZ-së, ndonëse ky institucion nuk është duke funksionuar qe një kohë të gjatë, shkruan zëri. Të nominuarit për anëtarë të këtij institucioni nga opozita fajësojnë pikërisht kreun e shtetit për një zvarritje të tillë./Kosova post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi