Dy ilaçe rezultojnë të paefektshme në trajtimin e koronavirusit

Një studim i gati 100,000 pacientëve me koronavirus ka treguar se ilaçet hydroxychloroquine and chloroquine, nuk kanë pasur efekt të trajtimit të sëmundjes, Covid-19, që shkakton koronavirusi.

Studimi i ri, i publikuar të premten në revistën kërkimore, The Lancet, ka treguar se këto ilaçe në fakt kanë rritur mundësitë e vdekjes së pacientëve të prekur me këtë virus nëpër spitale.

Hydroxychloroquine zakonisht përdoret për të trajtuar artritin, mirëpo lajmet se figura publike, përfshirë presidentin amerikan, Donald Trump janë duke konsumuar këtë ilaç, kanë shtyrë qeveritë ta blejnë të njëjtin. Chloroquine është ilaç kundër malaries. Të dyja ilaçet mund të shfaqin efekte anësore serioze, sidomos aritmi të zemrës.

“Trajtimi me chloroquine apo hydroxychloroquine nuk u ndihmon pacientëve me Covid-19”, ka thënë Mandeep Mehra, autor i studimit dhe drejtor ekzekutiv i Qendrës Spitalore për Sëmundjet e Avancuara të Zemrës në Boston.

“E kundërta, gjetjet tona sugjerojnë se ato mund të jenë të lidhura me rritje të rrezikut për probleme serioze të zemrës dhe rritje të rrezikut të vdekjes”.

Autorët e studimit kanë vlerësuar se këto ilaçe i përballin pacientët me 45 për qind më shumë rrezik të vdekjes nga Covid-19, në krahasim me sëmundjet tjera shëndetësore.

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Për 9 muaj policia ka konfiskuar 892 armë pa leje

Policia e Kosovës për nëntë muaj ka konfiskuar 892 armë të cilat janë mbajtur ilegalisht nga qytetarët....

Regjimi i Asadit fillon operacion në Gutën Lindore

Regjimi i Bashar al Asadit pas përparimit të opozitarëve në Gutën Lindore në Siri të cilën e mban nën rrethim filloi operacionet nga toka...

Libi, forcat e Haftarit pranojnë sulmin ajror ndaj kampit të emigrantëve

Forcat e bazuara në Libinë lindore pranuan se kanë kryer një sulm ajror ndaj një kampi të emigrantëve që la të vdekur dhjetëra persona. Të...

Së fundi

Kosovë : Janë rregjistruar 13 raste të reja me COVID-19

TREMBËDHJETË RASTE ME COVID-19 DHE DY TË SHËRUAR! Sot më 31 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar...

Qeveria shfuqizon vendimet e mëparshme: Hapen çerdhet, kafiteritë, kufijtë e qendrat tregtare

Qeveria në detyrë ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës, ku ndërmorën vendimin që t’i shfuqizojnë disa nga vendimet që kishin ndërmarrë në fillim të...

Rusia regjistroi një rritje të re të rasteve me koronavirus

Për herë të parë që nga 23 maji, rastet e reja shkuan në mbi 9 mijë, pasi 9.268 person rezultuan pozitivë me COVID-19 gjatë...