Duterte: Kërkimet kineze në Detin e Kinës Jugore mund të shkaktojnë luftë

Presidenti i Filipineve Rodrigo Duterte tha se kërkimi i naftës nga Kina në Detin e Kinës Jugore mund të jetë shkaktar i një lufte.

Sipas shtypit vendas, Duterte ka theksuar se Kina është duke zhvilluar veprimtari në ishujt që gjenden në Detin e Kinës Jugore, të drejta mbi të cilin pretendon edhe vendi i tij.

Ai theksoi se Filipinet do t’i ndjekin përmes satelitëve lëvizjet e anijeve në rajon, duke thënë se nëse Kina vazhdon të pronësojë resurset në ishuj, atëherë do të lindin probleme dhe kjo gjë mund të shkaktojë luftë.

Ndryshe, Pekini pretendon pothuajse të gjithë Detin e Kinës Jugore. Vendet e Azisë Juglindore, Brunei, Malajzia, Filipinet, Tajvani dhe Vietnami kanë gjithashtu pretendimet e tyre në këto ujëra.

Gjykata e Përhershme e Arbitrazhit në Hagë në vitin 2016 konkludoi se pretendimet e Pekinit për zonat e detit të pasur me burime nuk kanë bazë ligjore në një arbitrazh të nisur nga Filipinet, “të drejtat sovrane” të të cilave tha se Kina i kishte shkelur. Kina kishte kundërshtuar vendimin./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi