Durrës, prangoset i kërkuari për plagosje

Specialistët për Krimet e Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës kanë bërë të mundur ndalimin e shtetasit Gjergj Shkoza 32 vjeç, banues në Durrës.

Në ngarkim të shtetasit të mësipërm, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës kishte vendosur masën e sigurisë” Arrest me burg” për veprën penale “Vrasje në rrethana cilësuese” mbetur në tentativë.

Gjergj Shkoza, më datë 04.12.2017 në lagjen Nr. 18 Durrës ka plagosur me pistoletë shtetasin M.P. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi