Duhen edhe 4 vota për të rrëzuar Qeverinë

Në Lidhjen Demokratike të Kosovës thonë se u duhen edhe katër vota për të rrëzuar nga pushteti Qeverinë e drejtuar nga Ramush Haradinaj.

Deputeti i kësaj partie, Haxhi Avdyli, tha në IMAZH të RTK-së se deri tash i kanë të siguruar 47 vota dhe sipas tij shumë shpejt do të sigurohen edhe 4 të tjera për ta çuar vendin në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Por mundësinë që Kosova të ketë zgjedhje e mohoi deputeti nga AAK, Blerim Kuçi, sipas të cilit LDK, nuk i ka as 40 vota për të thirr seancë të jashtëzakonshme. Megjithatë, Kuçi tha se nëse LDK i ka 57 vota, atëherë ai do të jetë vota e 58 e tyre për ta rrëzuar Qeverinë.

Kuçi e Avdyli debatuan ashpër edhe për tryezën e neserme, e cila është thirrur nga LDK-ja.

Sekretari i AAK-së, tha se ata do të marrin pjesë, por sipas tij ka kontradikta sepse nuk mund të kushtëzohen çështjet nacionale me caktim të datës së zgjedhjeve. Kurse deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli, deklaroi se nëse nuk arrihet konsensus edhe për caktimin e datës së zgjedhjeve, atëherë opsion i pashmangshëm është mocioni për rrëzimin e Qeverisë./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi